George W Bush I dërgon letër të hapur Berishës: Dua të Falenderoj Publikisht për….

LAJME

Ish Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i ka dërguar një letër falënderimi ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Në këtë letër ish Presidenti Bush i shpreh falënderimet ish Kryeministri Berisha për dhuratën e marrë prej tij gjatë takimit miqësor të zhvilluar në Zagreb, si dhe shpreh vullnetin e thellë për bashkëpunim në çështje të rëndësishme, duke vlerësuar lart lidershipin e Kryeministrit Berisha në vend.

Sipas zyrës së shtypit pranë ishKryeministrit, bëhen të ditura detajet e letrës ku Presidenti Bush shprehet: “I dashur Sali, Ju falënderoj për dhuratën shumë të bukur që më bëtë. Ishit shumë i sjellshëm që menduat për mua.

Ju përgëzoj sërish për marrjen e ftesës në NATO. E vlerësoj shumë lidershipin tuaj për qytetarët shqiptarë dhe pres me padurim të vazhdoj të bashkëpunoj me ju në çështje të rëndësishme me të cilat përballen dy kombet tona. Urimet më të mira.

Sinqerisht, George W. Bush”. Ky është urimi i dytë që Kryeministri Berisha merr brenda pak kohësh nga Presidenti i SHBA-së, Bush, pasi urimin e parë Kryeministri shqiptar e ka marrë pas vizitës që Bush bëri në Shqipëri gati një vit më parë, vizitë e cila dëshmoi hapur se Shqipëria është një popull pro amerikan.

Por gjatë kësaj vizite, Presidenti Bush shprehur vlerësimet e tij për mikpritjen shqiptare, mikpritje e cila është shpërblyer bujarisht nga Presidenti i SHBA-së.
Kjo leter eshte postuar ne disa portale te vendit dhe pse daton disa vite me pare.